Çfarë do ndodhë me Shkodrën dhe Vorën? Si përgjigjet Meta

schedule21:29 - 13 Nëntor, 2019

schedule 21:29 - 13 Nëntor, 2019

Ndonëse kishte njoftuar konferencën për çështjen e Gjykatës Kushtetuese, presidenti Ilir Meta nuk u shpëtoi pyetjeve të gazetarëve jashtë kësaj teme.

I pyetur për çështjen e bashkisë së Vorës dhe Shkodrës, të cilat janë pa kryebashkiakë, Meta u tregua mjaft i rezervuar duke mos dhënë një përgjigje.

Kemi çëshjtje më të rëndesishme, ndërtimin e gjykatës Kushtetuese”, tha Meta shkurt.

Po ashtu kreu i shtetit u pyet edhe nëse do e shpërndajë parlamentin. “Presidenti do të sillet gjithmonë me përgjegjshërinë maksimale”, u shpreh Meta.

Më tej Presidenti u ndal edhe tek situata e Astirit, ku theksoi se duhet të zgjidhet me dialog.

Presidenti për atë çështje është shprehur në mënyrë sistematike. Presidenti i ka bërë qëndrimet e tij publike dhe ka kërkuar dialog që kjo situatë të zgjidhet. Presidenti është në krye të detyrës së tij për të mbrojtur të drejtat kushtetuese”, tha Meta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!