Një 24 vjeçar është arrestuar në Vlorë për armëmbajtje pa leje.
Sipas policisë, të riut iu gjetën në banesë 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë sportive, municion luftarak për to dhe doza të lëndës narkotike kanabis.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprime të mëtejshme./abcnews.al