“Kadare kishte një lloj modestie në të shkruar”, Nazarko: Kam 10 intervista me të, më e gjata në vitin 2017

schedule11:59 - 3 Korrik, 2024

schedule 11:59 - 3 Korrik, 2024

Ndërkohë që në Teatrin e Operas dhe Baletit po mbahen homazhe për nder të shkrimtarit të madh Ismail Kadare, analisti Mentor Nazarko kujtoi kohën e bashkëpunimit me kolosin e letërsisë shqipe. Ai ka thënë për ABC News se bashkëpunimi mes tyre ka nisur që në vitin 1993, kur kishin themeluar gazetën ‘Dita’.

Sakaq, Nazarko ka theksuar se ka kryer 10 intervista me Kadarenë dhe më e gjata ishte ajo e vitit 2017.

Sipas analistit, ai kishte një lloj modestie në të shkruar, nën standartin e pavarësisë.

“Unë kam përshtypje shumë të rëndësishme në jetën time me të, duke filluar nga viti 1993, kur ne kishim themeluar një gazetë “Dita”, e cila ishte në atë panoramën e vockël të mediave të pavarura shqiptare, kryesisht të shkruar dhe tentonte të ishte më e rëndësishmja. Ai në atë kohë jetonte në Paris dhe tentuam përpjekjen për të prishur statuskuon e mendimit intelektual shqiptar ta bënim nëpërmjet një komunikimi me të.

Kështu që im vëlla, Shpëtimi shkoi ta takonte në Paris, patëm dhe një komunikim me shkrim me të, letrat u botuan në gazetën tonë. Prej atij momenti mund të kem 10 intervista me të, më e gjata ishte në 2017. Ishte një intervistë e gjerë, cilësore, në mendimin tim nga më të plotat, në një spektër 360 Gradë, qoftë për zhvillimet në botën shqiptare, qoftë për raportin e tij në botën shqiptare, qoftë dhe për reflektimet e tija më të gjera në përpjekjet që ai kishte në laboratorin e tij krijues për veprën e tij të fundit”, u shpreh ndër të tjera Nazarko.

Sa i përket, veprës së fundit të Kadaresë, “Kur sundimtaret grinden”, ai tha:

“Shpesh Kadareja konsiderohej si dikush që ishte mendjemadh, ai ka pasur një lloj modestie, një mesazh nënteksual, që ishte shikoni: Pastërnaku që iu dha çmimi Nobel, ai ishte nën standartet e pavarësisë së krijimit edhe parë me sytë e Stalinit”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!