Juventus nuk ndalet në merkato, “Zonja e Vjetër” arrin akordin me një tjetër mesfushor

schedule20:23 - 2 Korrik, 2024

schedule 20:23 - 2 Korrik, 2024

Pritej një revolucion në mesfushë dhe një gjë e tillë duket se është duke ndodhur, teksa pas siguruan shërbimet e “shktarruesit” brazlian, Douglas Luis, për vlerën e 50 milionë eurove, nga anglezët e Aston Villa, tashmë “Bardhezinjtë” e Juventus janë shumë pranë arritjes së akordit të një tjetër lojtari me shumë potencial në këtë mesfushë.

Bëhet fjalë, për djalin e vogël të legjedës së “Zonjës së Vjetër”, Lilian Thuram, Khephren Thuram, me bordin e Juventus, që prej kohësh është në negociata me francezët e Nice, për të siguruar kartonin e 23-vjeçarit, teksa prej kohësh kanë arritur akordin personal me vetë lojtarin, me këtë të fundit që pritet të fitojë në Torino, plot 2.5 milionë euro në sezon.

Tashmë është gjetur edhe akordi mes klubeve, me “Bardhezinjtë” e Juventus që do të paguajnë plot 25 milionë euro për kartonin e Thuram, shumë e cila do të ndahet në formulën 20 milionë euro bazë dhe 5 milionë euro të tjera bonus, e cila do të paguhet në bazë të arritjeve të lojtarit.

Kështu, falë këtyre përforcimeve të mëdha në mesfushës, si Douglas Luiz e Khephrem Thuram, bordi i “Zonjës së Vjetër” pret në qetësi për të ardhmen e Andre Rabiot, me “shtatlartin” francez, të po këtij reparti që ka përfunduar kontratën me “Bardhezinjtë” dhe ende nuk ka vendosur për të ardhmen, nëse do të nisë një aventurë të re apo do të vazhdojë në Torino, aty ku e pret një kontratë 3-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 7.5 milionë euro në sezon. /i.m /abcnews.al