Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim 4 të rinjtë për vrasjen e 18-vjeçarit Aurelio Dervishi në Shkozë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në mars të këtij viti, ku Dervishi mbeti viktimë pas një sherri të ndodhur në rreth rrotullimin e Shkozës, mes dy grupe të rinjsh.
“Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hjetimet sa i takon vrasjes së ndodhur në Shkozë. Frensis Shehu i fundit ka pasur konflikt të momentit me Aurelio Dervishin. Konflikti nisi për sherrin me një vazë. Frensis Shehu që udhëtonte me tre persona të tjerë, u konfliktuan me Aurelio Dervishin. Përveçse u qëllua me thikë, Dervishi u qëllua edhe me sende të forta. Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim 4 të rinjtë”, raportoi gazetari i ABC News, Ermal Vija.
I riu u godit me thikë sapo doli nga makina, dhe më pas ndërroi jetë rrugës për në spital. Shkak i sherrit mes dy grupeve të të rinjve dyshohet se është bërë një vajzë.
Vajza e mitur 16-vjeçare ka dëshmuar se ishte e lidhur me Frensis Shehun, mikun e autorit të vrasjes. Ajo ka deklaruar se në makinë me viktimën ishte për shkak të miqësisë që kishin dhe se e kishte në afërsi të lagjes.
Sipas dëshmisë së vajzës, të dy grupet jam shkëmbyer në afërsi të Shkozës. Në një moment, grupi i 4 autorëve kanë parë se në “Audin” me 5 persona brenda ishte edhe vajza 16-vjecare që ishte në një lidhje me 20-vjeçarin.
Sipas dëshmisë së dy vajzave ata janë ndaluar pasi autorë u kanë bërë me shenjë nga xhami. Në këtë moment ka nisur edhe konflikti fizik. Sipas të gjithë dëshmive të marra asnjë prej tyre nuk ka pranuar se kanë pasur konflikte të mëparshme./abcnews.al