Një 63-vjeçar ka dhunuar bashkëshorten në Divjakë. Si pasojë, ka përfunduar në prangat e policisë.
“Komisariati i Policisë Divjakë arrestoi në flagrancë shtetasin 63 vjeç, banues në Divjakë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij”, thuhet në njoftimin e bluve.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al