Një burrë është arrestuar mbrëmjen e së hënës në Beograd pasi hyri brenda perimetrit të ndërtesës së ministrisë së Brendshme me një çantë.
Sipas mediave vendase, në çantën e të arrestuarit janë gjetur një hark me shtatë shigjeta dhe disa thika. Autoritetet thanë se motivet janë duke u hetuar, por personi nuk është në listën e ekstremistëve.
I arrestuari ka pretenduar se është në ndjekje nga mafia dhe për këtë arsye mbante në çantë këto sende./abcnews.al