Kapiteni i Frankfurt, David Abraham, është dënuar sot nga Federata Gjermane e Futbollit, për sjelljet e tij në takimin kundër Freiburg. Në këtë sfidë, ekipi i tij po mposhtej 1-0 dhe në sekondat e fundit të sfidës, Abraham shkoi për të marrë një top jashtë vijave kufizuese.
Trajneri i Freiburg nuk i hapi udhë dhe Abraham e shtyu, duke e rrëzuar në tokë. Ky veprim i ka kushtuar rëndë kapitenit të Frankfurt, pasi është dënuar me plot 7 ndeshje.
Abraham është një nga pikat kyçe të skuadrës së Eintracht dhe mungesa e tij për thuajse dy muaj, pritet të ndihet në skuadër, sidomos në këtë moment shumë të ngarkuar të kalendarit sportiv./abcnews.al