Jetëgjatësia e popullsisë shqiptare nuk ka ndryshuar. Në një analizë paraprake të dhënave të CENS 2023 drejtoresha e statistikave sociale në INSTAT tha se pandemia nuk ka pasur efekt në uljen e jetëgjatësisë një fakt ky i cili është hasur në shumë vende të tjera.
Shqetësim për ekspertët mbetet rritja e moshës së popullsisë me 7 vite duke shkuar në 42,5 vite. Ata theksojnë se shkak janë disa faktorë si ulja e lindjeve apo emigrimi ndërsa bëjnë apel për hartimin e politikave në këtë drejtim
Demografi Arjan Gjonçaj parashikon që trendi i emigrimit në Shqipëri do të ndryshojë brenda 5 viteve.
Në bazë të cens 2023 në Shqiëri banojnë 2.4 milionë banorë tuke pësuar një ulje me rreth 420 mijë krahasuar me censin e vitit 2011.