Gjykata e Posaçme la të pandryshuar masën e arrestit në burg për Astrit Avdylin, të arrestuar dy ditë më parë në banesën e tij në banesën e tij në Shijak gjatë një operacioni policor.
Në momentin e ndalimit Astrit Avdyli i njohur edhe me nofkën “Niçja”, ishte i armatosur.
Ai rezultonte në kërkim nga Prokuroria e Posaçme për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Durim Bami, kryer ne formë të veçante te bashkëpunimit, atë të grupit te strukturuar kriminal, “Grup i strukuruar kriminal” dhe “Pjesëmarrje ne grup te strukturuar.
Nga zbardhja e komunikimeve në aplikacionin Sky ECC Avdyli bashkëpunonte dhe thurte plane me grupin e ish-deputetit Arben Ndoka dhe grupin e Ervis Martinaj për të ekzekutuar Durim Bamin./abcnews.al