Gent Sejko: Ritmi i rritjes ekonomike po përmirësohet

schedule15:09 - 13 Nëntor, 2019

schedule 15:09 - 13 Nëntor, 2019

Ndonëse me një ritëm më të ngadaltë rritja ekonomike në vend ka vijuar trendin rritës. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko e bëri këtë konstatim në një takim me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Kreu i Bankës Qendrore gjatë njoftimit për shtyp ndau me misionin e FMN mendimin se ritmi i rritjes ekonomike do të vijë në përmirësim gjatë dy viteve të ardhshme, ndërsa inflacioni do të kthehet në objektiv.

Ndërkohë Guvernatori vuri në dukje se ambienti i brendshëm financiar shfaqet stimulues dhe kursi i këmbimit shfaqet relativisht i stabilizuar.

Sa i përket sektorit bankar Sejko theksoi se ai paraqitet i qëndrueshëm ndërsa kredia për sektorin privat shënoi një rritje mesatare prej 7.5% në tremujorin e tretë 2019.

Pas takimit me kreun e Bankës Qendrore misioni i FMN-së do të zhvillojë takime me drejtues të lartë pranë Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!