Shqipëria
Sipas MeteoAlb: Territori Shqiptar gjatë orëvë të paradites do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të pakta në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa me kthjellime dhe vranësira disi më të shpeshta do të paraqiten zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore. Parashikohet që; pjesa e dytë të ditës të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin e vendit POR nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale edhe në ato maksimale duke u luhatur nga 16°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Pukës deri në 35°C vlera më e lartë për- gjatë Ultësirës Perëndimore. Era do të fryjë e lehtë dhe herë pas herë mesatare me shpejtësinë derti në 35 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.
Kosova
Orët e para të mëngjesit në Kosovë do të jenë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta por pas- mesditës dhe në vijim pritet që gradualisht vranësirat të bëhen të dukshmë ku më të theksuara do të jenë në zonat Veriore dhe Veriperëndimore të vendit; mundësia për reshje është thuajse zero. Parashikohet që; pasditja dhe mbrëmja të vijojnë më kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin e Kosovës.
Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C vlera më e ulët dhe maksimumet do të ngjiten deri në 31°C. Era do të fryjë e lehtë por herë pas here mesatare duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi jugperëndimor.
Maqedonia e Veriut
Republika e MV përgjatë paradites do të paraqitet me intervale të gjata kthjellimesh dhe rritje të temperaturave; Orët e pasdites dhe në vijim; do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare në pjesën më të madhe të MV; por më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat veriore dhe Verilindore POR nuk priten reshje; Parashikohet që të njëjtat kushte meteorologjike të na shoqërojnë edhe gjatë natës.
Temperaturave të ajrit do të pësojnë rritje gjatë orëve të mëngjesit por edhe të mesdites duke luhatur vlerat ditore nga 15°C vlera minimale deri në 35°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites por deri mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë maksimale deri në 35 km/h nga drejtimi permanent veriperëndimor.
Europa
Do të vijojnë; shirat me intensitet të lartë si edhe mini- stuhi ere në; Europën Qëndrore; si pasojë e zhvillimit të një qëndre të fuqishme ciklonare prej disa ditësh. Po ashtu; moti i paqëndrueshëm do të dominojë në; Europën Veriore duke sjellë reshje të dendura shiu dhe stuhi breshëri ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit Europian do të paraqitet nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta ku vlera ekstreme priten në brigjet Jugore të Mesdheut.