Të mbështetur nga forcat ajrore, trupat izraelite nisën operacionet kundër grupit islamik palestinez Hamas në qytetin e Gazës, duke detyruar dhjetëra mijëra civilë të largohen edhe një herë, për shkak të kësaj lufte. Ushtria izraelite filloi një operacion në Sujaya disa ditë më parë ende pa u ndalur.
Fillimisht forcat ushtarake izraelite goditën me zjarr artilerie dhe helikopterë sulmues.
Granatimet izraelite goditën gjithashtu zona të tjera në Rripin verior të Gazës, “duke eliminuar dhjetëra terroristë të fshehur brenda shkollave të UNRWA”, tha ushtria izraelite, duke iu referuar Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt.
Uno de los intensos ataques aéreos israelíes que bombardearon el barrio de Shejaeya en la ciudad de Gaza. pic.twitter.com/dha3hvlsci
— Palestina Hoy (@HoyPalestina) June 29, 2024
/abcnews.al/