Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Reja: Xhaka? Ju zbuloj të vërtetën, ja çfarë biseduam

schedule12:55 - 13 Nëntor, 2019

schedule 12:55 - 13 Nëntor, 2019

Edoardo Reja ka sqaruar të vërtetën në lidhje me Taulant Xhakën. Lojtari i Baselit u ftua për dy ndeshjet e radhës, por ai nuk është paraqitur në grumbullimin e kombëtares. Trajneri italian zbulon bisedën me lojtarin dhe shuan çdo polemikë në lidhje me largimin e tij.

Kam folur me të, jo direkt, por nëpërmjet bashkëpunëtorëve të mi. I thashë që do të luash një nga dy ndeshjet. Ai më tha se në ndeshjen e fundit të kampionatit ka dalë 10 minuta përpara ndeshjes për një problem fizik. Më tha se do preferonte të qëndronte në shtëpi për t’u kuruar. Nuk ishte një zgjedhje e jona, por e tij. Kemi arritur një ekuilibër skuadre, të gjithë janë të qetë dhe janë të lumtur kur vijnë në skuadër.

Kush vjen këtu duhet të jetë i qetë dhe nuk duhet të shkaktojë probleme. Të gjithë mund të luajnë, por vendimet i merr trajneri. Nëse duam një grup të fortë, që e do kombin dhe skuadrën, lojtarët duhet të vijnë edhe kur nuk luajnë. Gjithmonë është Shqipëria që zbret në fushë. Kush mendon se është Messi, nuk ka vend këtu. Më vjen keq për Grezdën, ishte lojtar me potencial të madh. Nuk pranoi disa situata dhe nuk e pranoi ftesën tonë. Të gjithë duhet të pranojnë situatën dhe vendimet që merr trajneri“, thekson Edi Reja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!