Gjykata Kushtetuese ka vendosur të pezullojë pjesërisht ligjin për profesionet e lira. Të gjithë profesionistët që kanë xhiro vjetore deri në 14 milion lekë nuk do të tatohen deri në vitin 2029, siç është vendosur për të gjitha bizneset e vogla.
Kjo fashë parashikohej të tatohej me 15%. Ndërkohë që nuk ka mbetur në fuqi tatimi për profesionet që kanë një xhiro mbi 14 milionë lekë në vit, të cilët do tatohen 23%
Sipas kryetares së Gjykatës Kushtetuese, kjo ishte një masë joproporcionale dhe është cenuar liria e veprimtarisë ekonomike.
“Gjykata pa vënë në dyshim hapësirën e gjerë të vlerësimit të ligjvënësit si dhe vetë diskrecionit të tij në fushën fiskale, vlerësoi se neni 69, pika 1, shkronja dh, fjalia e dytë dhe e tretë, e ligjit numër 29/2023, dhe neni 4 i VKM, cenojnë lirinë e veprimtarisë ekonomike për shkak të mosrespektimit të parimit të sigurisë juridike në kuptim të pritshmërive të ligjshme dhe qartësisë së normës si dhe të parimit të proporcionalitetit”, tha Zaçaj.
Janë 29 mijë që preken nga ligji i tatimit për profesionet lira, i cili i ndan në dy fasha./abcnews.al