560 milionë euro e tundojnë De Laurentis, sheikë edhe në Serie A?

schedule08:31 - 13 Nëntor, 2019

schedule 08:31 - 13 Nëntor, 2019

Napoli po kalon momentin më të vështirë të viteve të fundit. Rezultatet nuk po vijnë, teksa nuk ka munguar as tensioni midis presidentit dhe lojtarëve. Aurelio De Laurentis kërcënoi me largim të një pjesë të madhe të titullarëve. Edhe Carlo Ancelotti rrezikon pankinën, pavarësisht marrëdhënieve të shkëlqyera me drejtuesit dhe sidomos kreun e klubit.

Tifozët janë të acaruar dhe ekipi duhet të rikthehet te rezultatet pozitive për të mos u përballur me tërbimin e tyre. Gjithsesi, lajmi nga Anglia i ka kapur të gjithë të papërgatitur. Daily Mail raportoi interesimin e familjes Al Thani për klubin italian.

560 milionë euro janë gati për Aurelio De Laurentis nga sheikët arabë dhe ky i fundit po mendohet. Familja që drejton Katarin u interesua edhe për Romën kohë më parë, por akordi nuk u arrit. /abcnews.al

Tarnim bin Harnad Al Thani, personi i intertesuar për blerjen e Napolit