Zyra e kryeministrit të Japonisë njoftoi se Koreja e Veriut ka lëshuar raketë balistike.
Në deklaratën nga Zyra e kryeministrit me titullin “paralajmërim urgjent” thuhet se administrata e Phenianit ka lëshuar në mënyrë të qartë raketë balistike.
Gjithashtu në deklaratë theksohet se raketa balistike në fjalë ka rënë në ujërat jashtë zonës ekskluzive ekonomike të Japonisë.
Koreja e Veriut edhe më parë ka lëshuar raketë balistike në kuadër të tensioneve që ka përjetuar me Korenë e Jugut, SHBA-në dhe Japoninë.