Holanda është një nga shtetet që cila pretendohet se ka gjetur zgjidhje për ndotjen e ajrit. Në kuadër të nismave botërore për ndryshimet klimatike Holanda ka menduar të ulë prodhimin dhe lëshimin e gazrave në atmosferë.
Ata mendojnë të ulin limitin e shpejtësisë në rrugë deri në 100km/h gjatë ditës dhe deri në 130 km/h gjatë natës.
Ky veprim do të sjellë uljen e nivelit të dioksidid të karbonit që lëshohet në atmosferë nga çdo automjet. Detajet për këtë veprim ende nuk janë bërë të ditura.
Ndërkohë që muajin e kaluar u publikua vendimi për të ulur përdorimin e makinerive bujqësore, i cili shkaktoi edhe një protest nga ana e fermerëve deri sa qeveria Holandeze dha urdhrin për tërheqjen e vendimit./abcnews.al