Në kërkim ndërkombëtar/ Kapet turku në Kapshticë, pritet ekstradimi drejt Stambollit

schedule11:50 - 25 Qershor, 2024

schedule 11:50 - 25 Qershor, 2024

KORÇË- Një 50-vjeçar nga Turqia, i dënuar me mbi dhjetë vjet burg për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike është arrestuar në pikën e kalimit kufitar në Kapshticë.

Ai u u kap në hyrje të Shqipërisë dhe u arrestua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Korçë, me qëllim ekstradimin në Turqi.

Bëhet fjalë për Mehmet Akman, 50 vjeç, lindur në Turqi dhe banues në Holandë.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Lartë e Stambollit, e ka dënuar me 10 vjet e 2 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal turk./ abcnews.al