Ishim mirë deri në minutën e 5’-të, të lojës. “Legjionarët” e Kombëtares sonë kanë dalë jashtë çdo pritshëmire mbrëmjen e kësaj të hëne, teksa që prej orës 21:00 po përballet me “Furinë e Kuqe” spanjolle, në “Merkur-Spiel Arena”, të Dyseldorfit, mirëpo këta të fundit janë duke dominuar në çdo aspekt, shtuar këtu faktin, që udhëheqin sfidën që prej minutës së 13’-të, falë golit të Ferran Torres.
Reparti ofensiv ka zhgënjyer totalisht, me të përzgjedhurin e teknikut Sylvinho, Rey Manaj, i cili deri në këtë pikë të lojës është totalisht i padukshëm, në majën e sulmit. I vetmi rrezik serioz i “Kuqezinjve” erdhi në “frymën e fundit” të pjesës së parë, me “arkitektin” e mesfushës, Kristjan Asllani, që lëshon një predhë nga jashtë zone, por pritet nga portieri Raya.
Tashmë, nuk ka mbetet gjë tjetër veçse të presim, në ankth, një përmbysje të madhe të Kombëtares, si dhe zbritjen në fushë të Armando Brojës e Arbër Hoxhës, që padyshim do të ishin personazhe kyç, në këtë “mision”.
Ndërkaq, sfida e tjetër e Grupit B, mes Kroacisë dhe Italië ka përfunduar gjithashtu pjesën e parë, e cila është mbyllur me rezultatin e bardhë, 0 me 0 dhe deri më tani Kombëtarja jonë mbetet jashtë pjesës së mbetur të Kampionatit Evropian të futbollit. /i.m /abcnews.al