Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky njoftoi këtë të hënë se ka zëvendësuar komandantin e Forcave të Bashkuara të Forcave të Armatosura të Ukrainës, Yury Sodol, me gjeneral Andrii Khnatov.
Nënkolonel Bohdan Krotevich, një nga komandantët e Brigadës Azov, tha të dielën se paraqiti një ankesë zyrtare në Byronë Shtetërore të Hetimit (SBI) në të cilën ai bëri thirrje për një hetim ndaj një prej gjeneralëve, raportoi Kyiv Independent.
“I shkrova SBI-së duke bërë thirrje për një hetim ndaj një gjenerali që, sipas mendimit tim, vrau më shumë ushtarë ukrainas se çdo gjeneral rus”, shkroi ai.
Bohdan nuk e përmendi emrin e gjeneralit, por sipas burimeve të referuara nga Drejtësia ukrainase, bëhet fjalë për Sodol./abcnews.al