Rusia fajëson Ukrainën për sulmin me 19 të vdekur në Dagestan

schedule12:38 - 24 Qershor, 2024

schedule 12:38 - 24 Qershor, 2024

 Rusia është përpjekur të fajësojë Ukrainën për sulmet vdekjeprurëse që shkaktuan të paktën 19 persona në republikën jugore të Rusisë, Dagestan. Guvernatori i Dagestanit Sergei Melikov tha pa dhënë prova, se sulmet mund të ishin organizuar nga forcat e huaja.

Ai gjithashtu iu referua asaj që Kremlini e quan “operacioni ushtarak special” në Ukrainë. Mes viktimave, janë 15 oficerë policie dhe katër civilë, duke përfshirë një prift ortodoks.

Persona të armatosur hapën zjarr mbi dy kisha ortodokse, një sinagogë dhe një postë policie në dy qytete në Dagestan të dielën. Komiteti Kombëtar Anti-Terrorist i Rusisë i përshkroi sulmet, si akte terroriste.

Rikujtojmë se në  mars, persona të armatosur hapën zjarr mbi një turmë në një sallë koncertesh në periferi të Moskës, duke vrarë 145 njerëz.

/abcnews.al