Mund të thuhet se është momenti i tij më të mirë të karrierës, me tenistin itlaian Jannik Sinner, që ia doli të triumfojë edhe në turneun e fundit parapërgatitës “ATP” për Grand Slam-in e radhës, atë më tradicionalin, në këtë sporti, Wimbledon.
Sinner arriti të mposhtë në finale e “ATP”-së polakun Hubert Hurkacz, 2 me 0, me sete, me rezultatet, 7-6, 7-6, në Një ndeshje e fortë që zgjati për gati 2 orë pa tenistët që luftonin për çdo pikë. Në fund, fati i buzëqeshi numrit 1 të botës, me Sinner që rikonfirmohet pretendenti kryesor për turneun e Wimbledon dhe kësisoj rivali për t’u mundur, teksa pas ndeshjes, tenisti nga Tiroli i Jugut nuk e fshehu entuziazmin dhe deklaroi se në Londër kërkon të jetë fitues:
“Sfidë e vështirë, fitore fantastike dhe ndjenjë shumë e mirë. Tani fillon Wimbledon, mezi po pres, kam luajtur mirë duke arritur gjysmëfinalet, të shohim këtë vit. Ka shumë pak diferenca nga turneu në turne, shpresoj për një kompeticion të mirë nga ana ime dhe të jem fitues”,- u shpreh favoriti kryesor për fitimin e turneut në Londër. /i.m /abcnews.al