Pamjet e një palestinezi të lidhur nga forcat izraelite në makinën e tyre ushtarake ka bërë xhiron e rrjetit.
Ngjarja ka ndodhur në Jenin, në Bregun e pushtuar Perëndimor ndërsa pamjet e publikuara kudo në rrjetet sociale detyruan ushtrinë izraelite që të dilte në një deklaratë zyrtare, duke thënë se forcat e tyre ushtarake kanë shkelur protokollin e luftës.
Forcat e Mbrojtjes Izraelite deklaruan se përgjatë bastisjeve që ata po kryenin në Bregun e pushtuar Perëndimor pati shkëmbim zjarri me militantët palestinezë. Personi i cili u mor dhe u lidh në makinën e tyre si mburojë njerëzore kishte mbetur i plagosur në këtë përplasje.
⚡️During a raid in Jenin in the West Bank, the Israeli military placed a wounded Palestinian on the hood of an armored car as a human shield pic.twitter.com/VDBeYTIA7n
— SertSan (@sertsan46) June 22, 2024
Familja e palestinezit të plagosur deklaruan se ata kishin telefonuar ambulancën për ndihmë, por ata thanë se nuk mundën ta ndihmonin të afërmin e tyre pasi ushtria Izraelite e lidhi atë mbi parakolpin e makinës së tyre ushtarake dhe më pas u larguan. Palestinezi i plagosur u transferua përfundimisht në qendrën shëndetësore të Gjysmë Hënës së Kuqe Palestineze për të marrë kujdes të specializuar shëndetësor. Tel Avivi zyrtar deklaroi se ky incident do të hetohet.
Që prej nisjes së luftës Izrael – Hamas ka pasur rritje të rasteve të dhunës në Bregun e pushtuar Perëndimor dhe qindra bastisje të kryera nga Forcat e Mbrotjes Izraelite.
Organizata e Kombeve të Bashkuara thotë se që prej 7 tetorit, të paktën 480 palestinezë duke përfshirë militantë të grupeve palestineze si dhe civilë të pafajshëm kanë mbetur në vrarë si pasojë e përplasjeve të armatosura./abcnews.al