Këshilli i Lartë i Prokurorisë njofton se nesër do të nisë intervistimi me 3 kandidatët për Kryeprokuror të Pëgjithshëm.
Në garë janë Arta Marku, Fatjona Memçaj dhe Olsian Çela, ndërsa intervistat me kandidatët do të regjistrohen me audio dhe video.
Njoftimi i plotë nga KLP:
Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në vijim të procesit të vlerësimit të kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm, njofton se do të zhvillohen intervistat me të tre kandidatët në garë.
Në zbatim të nenit 19, pika 1 të rregullores “Mbi kriteret dhe procedurën për përzgjedhjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm”, intervistat me kandidatët do të regjistrohen me audio dhe video.
Orari i zhvillimit të intervistave do të jetë si më poshtë:
- Arta Marku 09:30
- Fatjona Memçaj 11:00
- Olsian Çela 12:30
Këshilli kërkon nga kandidatët të marrin masa për t’u paraqitur pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë në datën dhe orën e njoftuar.
Intervistat me kandidatët do të transmetohen live me regji qendrore dhe sinjali do të shpërndahet nga RTSH.