Stoltenberg: NATO nuk do ta mbrojë Qipron në rast se sulmohet nga Hezbollahu

schedule12:54 - 22 Qershor, 2024

schedule 12:54 - 22 Qershor, 2024

Jens Stoltenberg iu referua kërcënimeve të fundit të Hezbollahut libanez ndaj Qipros. Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, Hassan Nasrallah tha në fillim të kësaj jave se lëvizja që drejton do të konsideronte ndërhyrjen e Qipros në konfliktin e Lindjes së Mesme duke lejuar Izraelin të përdorte aeroportet dhe bazat qipriote për qëllime ushtarake.

“Qiproja nuk është një aleat i NATO-s. Nuk mendoj se është e drejtë të spekulohet, por mendoj se është e rëndësishme të parandalohet që kjo të ndodhë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg në një intervistë me CNN kur u pyet nëse NATO do t’i përgjigjej një sulmi nga Hezbollahu.

Izraeli miratoi dhe konfirmoi planet operacionale për ofensivën në Liban, shkruan CNN.

Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz tha më vonë se Izraeli ishte shumë pranë marrjes së një vendimi për të “ndryshuar rregullat” e angazhimit kundër Hezbollahut dhe Libanit.

Zyrtarët izraelitë kërcënuan se do ta shkatërronin lëvizjen në një luftë të gjithanshme në Liban/ abcnews.al