Shiu kushtëzon kombëtaren, Rejën e shqetëson një mesfushor

schedule14:51 - 12 Nëntor, 2019

schedule 14:51 - 12 Nëntor, 2019

Shqipëria vijon me përgatitjet për ndeshjen e radhës me Andorrën. Kuqezinjtë kanë kryer vetëm një seanca sot, prej orës 10:00. Më shumë se dy orë përgatitje, që ka ndryshuar edhe planin e konferencës për shtyp të programuar në orën 12:30.

Bekim Balaj, i cili kishte një shqetësim në kofshë një ditë më parë, është bashkuar me grupin sot dhe nuk rrezikon. Edhe portieri Thomas Strakosha është stërvitur normalisht, ndërkohë që shqetëson mesfushori Ledian Memushaj.

Përveç një kontraktimi të lehtë, vlonjati po kalon edhe një gjendje gripale. Sot ka punuar veçmas dhe do të shikohet gjendja e tij ditën e nesërme. Trajneri Edoardo Reja, nisur nga kushtet atmosferike, ka vendosur të anulojë seancën stërvitore të orës 15:00. Nesër kuqezinjtë do të bëjnë stërvitjen e fundit, për të qenë gati për ndeshjen e së enjtes kundër Andorrës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!