Tifozët shqiptarë kanë mbushur rrugët e Hamburgut, teksa Shqipëria do të luajë ndeshjen e radhës në stadiumin “Volksparkstadion”, kundër Kroacisë, e vlefshme për grupin B për kampionatin evropian të futbollit, EURO 2024.
Me flamuj e simbole kuqezi, tifozët shqiptarë kanë frekuentuar bare e restorante edhe me tifozë kroatë, çka tregon edhe raportet shumë të mira midis dy tifozërive.
Ndeshja e së mërkurës, është e dyta për të dyja skuadrat, e cila cilësohet si një derbi ballkanik.
Shqipëria humbi ndeshjen e parë me Italinë me rezultatin 2-1, ndërsa Kroacia u mposht 3-0 nga Spanja.
Të dyja ekipet kërkojnë fitoren, për të pasur shpresa për kualifikim në fazën e 1/16-ave./abcnews.al