Adri Nurellari, anëtar i Kryesisë së PDK në Kosovë, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, foli për fuqinë e sportit në politikën rajonale.
Ai u shpreh se Kosova ka bërë shumë hapa pas, ndërsa shtoi se klima është e tensionuar nga sjellja e papërgjegjshme e kryeministrit Albin Kurtit.
“Klima e opinionit publik është goxha e tensionuar edhe nga sjellja e papërgjegjshme e Kurtit. Nëse kemi pasur një veri që serbët ishin betuar në flamurin e Kosovës, ne kemi një bojkot të madh, jemi shumë hapa pas, ku Veriu bojkotoi. Në këtë aspekt jemi në një situatë ku opinioni publik është manipuluar. Mes dy javë para zgjedhjeve ka shkruar për të arrestuar kryetarin e Shtërpcës. Shkon sekuestrohen nja 800 litra Coca-Cola. Pra ai ka luajtur me këtë emocion, është taktikë elektorale.
Kurti ka humbur një shans të jashtëzakonshëm historik. Ka pasur mundësinë si asnjë lider më parë. Ne jemi penguar nga lidhëset e këpucëve tona dhe historia jonë është e tillë. Ne kushtëzuam marrëdhëniet me Serbinë, ne e pranuam marrëveshjen dhe morëm pavarësinë. Kushdo që flet për sovranitet duan ta lënë Kosovën jetime dhe pa aleat. Ka degraduar situata se është ri sjellë tensioni në rajon. Kush jemi ne t’i kërkojmë Serbisë për të ndryshuar?”, u shpreh Nurellari.
Ndërsa analisti Mentor Nazarko, u shpreh se “Ne i kemi mundur serbët. Serbët kanë dalë kokulur edhe për shkak të raportit me Perëndimin,. Ne u bëmë bashkë me Perëndimin dhe mundëm Serbinë. Njerëzit e luftës, që ishin në krye të luftës, u identifikuan nga Perëndimi si njerëz që mund të bënin paqe. Në një farë në Kosovë është kthyer gjendja para. Ky është një burim konflikti, Kurti ushqehet nga elektorati.”
/abcnews.al