Rama: Poliklinika e Rilindur e Specialiteteve në Durrës, gati për të hapur dyert

schedule14:34 - 18 Qershor, 2024

schedule 14:34 - 18 Qershor, 2024

Poliklinika e Specialiteteve në Durrës do të hapet së shpejti, pas investimeve të kryera.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama shprehet se kjo poliklinikë do të ofrojë shërbim shëndetësor për 290 mijë banorë të këtij qarku.

Gjithashtu, shërbime do të marrin edhe pushuesit e turistët e shumtë të cilët do të kalojnë pushimet në qytetin bregdetar.

“Gati për të hapur dyert Poliklinika e Rilindur e Specialiteteve në Durrës, që do të ofrojë shërbim shëndetësor për 290 mijë banorë të këtij qarku, por edhe për pushuesit dhe turistët e shumtë të cilët do të kalojnë pushimet në qytetin bregdetar”, shkruan Rama në Facebook./abcnews.al