Policia ka goditur një tjetër rast të organizimit të lojërave të fatit në një lokal ne Lushnje.
Dy persona janë proceduar, pronari i lokalit dhe një shtetas që u kap në flagrancë në lokal, duke organizuar lojëra fati me celular.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 celularë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al