​Zgjedhjet në Britani/ Sondazhet parashikojnë humbjen e Sunak

schedule08:27 - 17 Qershor, 2024

schedule 08:27 - 17 Qershor, 2024

Tri sondazhe të opinionit britanik parashikojnë një disfatë të sigurt për Partinë Konservatore të kryeministrit Rishi Sunak në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme.

Sondazhet u publikuan rreth gjysmës së fushatës zgjedhore, një javë pasi konservatorët dhe laburistët publikuan manifestet e tyre dhe pak para se votuesit të fillojnë të marrin fletëvotimet me postë.

Agjencia kërkimore “Savanta” njoftoi se Partia Laburiste e Kier Starmer do të ketë 46 për qind të votave ose dy për qind më shumë krahasua me sondazhin pesë ditë më parë, ndërsa mbështetja për konservatorët ra 4 për qind, në 21 për qind. Sondazhi është bërë nga data 12-14 qershor për Sunday Telegraph.

“Hulumtimi ynë sugjeron se këto zgjedhje mund të jenë asgjë më pak se një goditje për Partinë Konservatore,” tha drejtori i kërkimit politik të Savanta, Chris Hopkins.

Një sondazh i agjencisë Survey, i publikuar nga Sunday Times, parashikon se konservatorët mund të fitojnë vetëm 72 nga 650 vendet në Dhomën e Komunave, më të ulëtat në historinë e tyre gati dyqindvjeçare, ndërsa laburistët do të fitojnë 456 vende.
Sondazhi i tyre u krye nga 31 maji deri më 13 qershor.
Sondazhi i tretë, i realizuar nga “Opinium” për Sunday Observer, është realizuar nga data 12-14 qershor dhe ka treguar se laburistët kanë 40 për qind, konservatorët 23 dhe reformistët 14 për qind./abcnews.al