“Ishte penallti”, Gëzdari e Tahiri: Partizani nuk duhet ta diskutonte Flamurtarin

schedule22:34 - 11 Nëntor, 2019

schedule 22:34 - 11 Nëntor, 2019

Albani Janku, specialisti i gjykimit në emisionin “Pressing” në ABC News, analizoi edhe sonte rastet e dyshimta që u hasën në javën e 12-të të Kategorisë Superiore. Fillimisht ai foli për 11-metërshin në ndeshjen Flamurtari-Partizani.

“Ishte fundi i ndeshjes Flamurtar-Partizani. Kemi një pozicionim jo të mirë të Jorgjit, numri 28 i pengon pamjen. Duhet të ndihmohej nga asistenti. Jorgji futet për ta dhënë, asistenti shkon nga qendra dhe nuk e ka mendjen te ndeshja. Dora është e hapur, është penallti për Partizanin”, tha Janku.

Gëzdari shtoi: “Diferencat që kanë dy skuadrat është e dukshme dhe nuk duhet diskutuar. Sigurisht është penallti, ka shumë të tilla. Nëse do të dalësh kampion, po nuk fitove me Flamurtarin si do e fitosh”.

Në të njëjtën linje me Gëzdarin ishte edhe Ermal Tahiri: “Partizani ka shumë dobësi. E para nuk ka një formacion të njëjtë. Nuk ka bazë. Nëse i referohet Flamurtarit dhe e dinë sa kanë ata, 15 vetë gjithsej. Duhet ta përgatiste ndryshe ndeshjen. Me ekipet më të dobëta Partizani duhet të fitojë. Kanë shumë lojtarë dhe nuk po i shfrytëzojnë. Nuk po shkëputen”. /abcnews.al