Nuk kishte nisje më të bukur të Kampionatit Evropian, sidomos kur ai zhvillohet në vendin tënd. “Pancerat” e Gjermanisë kanë zhvilluar një ndeshje fantastike mbrëmjen e kësaj të premteje, duke mundur ne rezultatin e thellë, 5 me 1, Skocinë, në sfidën hapëse të Evropianit, i cili po zhvillohet pikërisht në “shtëpinë” e “Die Manschaft”.
Mirëpo, tre pikët e para në këtë Evropian nuk është e vetmja arritje e mbrëmjes së kësaj të premteje, pasi tre herë kampionët e “kontinetit të vjetër”, që kanë arritur të vendosin një rekord “personal”, duke arritur fitoren më të thellë, në ditën hapëse në këtë turne mjaft prestigjioz.
Ndërkaq, interesant është fakti se kjo e sotmja ishte ndeshja e dytë hapëse me më shumë gola në historinë e të gjithë Kampionatëve Europianë, teksa vendin e parë në “podium” e mban dueli i vitit 1960 mes Francës dhe Jugosllavisë që përfundoi me rezultatin spektakolar, 4-5, teksa mund të konsiderohet fare lehtë, si një “festival” golash. /i.m /abcnews.al