Një burrë qëlloi për vdekje gruan e tij me më shumë se 50 thika dhe pretendoi në polici se ajo vrau veten ndërsa ai flinte pranë saj në shtrat.
36-vjeçari Zachary Fritz nga Wisconsin u arrestua menjëherë dhe lirimi me kusht u caktua në 1 milion dollarë.
Post toofab.com shkruan se mbrëmjen e 10 qershorit është bërë një telefonatë në polici me një burrë që bërtiste. Policia shkoi në shtëpinë e tij dhe gjeti Fritz të mbuluar me gjak, duke bërtitur se gruaja e tij kishte vrarë veten ndërsa ai flinte.
Më pas, gruan e gjetën të vdekur në dhomën e gjumit, me një thikë kuzhine pranë dorës, ndërsa kishte më shumë se 50 thika, kishte të paktën 3 kafshime në fytyrë dhe shtëpia ishte në kaos. Ata gjetën edhe fëmijën e tyre 4-vjeçar të fshehur pas një mobilie, të tmerruar nga ajo që kishte parë.
Menjëherë i kanë vënë prangat dhe e kanë çuar në repart, ndërkohë që i ndalohet të shohë fëmijën e tij.
Sipas publikimit, burri dyshohet se vuan nga një problem i rëndë psikiatrik, pasi në vitin 2009 u arrestua për një episod dhune në familje, por u la i lirë për shkak të sëmundjes mendore./abcnews.al