“Diamant” i së ardhmes, në “radarët” e Inter bie “shtatlarti” gjerman

schedule16:24 - 14 Qershor, 2024

schedule 16:24 - 14 Qershor, 2024

Mund të konsiderohet një “mjeshtër” i vërtetë i merkatos. Giuseppe Marotta po bën një punë të magjishme, me “Zikaltërit” e Inter, teksa ishte pikërisht ai që ndërtoi këtë organikë fantastike, që siguroi dy tituj kampion, dy Kupa dhe tre Superkupa të Italisë, në vetëm katër sezone, pa llogaritur këtu finalen e UEFA Champions League të vitit të shkuar, e cila për fat të keq, nuk u arrit të fitohej përballë një kundërshtari si “Qytetarët” e Manchester City.

Ashtu, si në sezonet e tjera, edhe këtë sezon, Marotta ka nisur punën për afrimin e lojtarëve, me parametra zero, teksa deri më tani ka afruar dy “yje” të vërtetë, siç janë “arkitekti” polak i mesfushës së Napoli, Piotr Zielinski dhe “bomberin” iranian, të “Dragonjve” të Porto, Mehdi Taremi, megjithatë duket se merkatoja nuk mbaron me kaq.

Sipas raportimeve më të fundit, të mediave gjerman, 20 herë kampionët e Italisë po mendojnë për transferimin e talentit gjerman të mbrojtjes, Karim Coulibaly, me 16-vjeçarin, pjesë e skuadrës së Hamburg, i cili i skadon kontrata në fund të sezonit dhe nuk ka sesi një lojtar i tillë, me goxha perspektivë t’i shpëtojë “strategut” të Inter, gjatë kësaj vere. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!