Mbrëmjen e kësaj të premteje, “Pancerat” e Gjermanisë do të sfidojnë përfaqësuesen e Skocisë, në një sfidë sa të lehtë aq edhe delikate, për tre herë kampionët e Evropës, të cilët pas tre zhgënjimeve radhazi, në dy Kupa Bote dhe një Evropian, tashmë do të kërkojnë të rikthehen te triumfi i madh, pikërisht në tokën e tyre dhe nuk ka nisje më të mbarë, si një fitore në ndeshjen hapëse të kompeticionit.
Të karikuar në maksimum djemtë e teknikut, Julian Nagelsmann kërkojnë të rifitojnë besimin e tifozëve, pav aventurave të fundit tepër zhgënjyese dhe për kapitenin e “Die Manschaft”, Ilkay Gundogan, një triumf i madh në tokën gjermane do të ishte shpërblimi i denjë për të gjithë mbështetësit e “gjigantëve” të Evropës.
“Jemi të mbushur me besim, kjo Gjermani ka shumë cilësi dhe potencial. Tani është koha të bëjmë rezultate. Në turnetë e fundit nuk jemi treguar të drejtë me veten dhe tifozët. Shpresojmë që këtë herë të shkojmë sa më larg, edhe falë ndihmës së publikut tonë të ngrohtë. Edhe pse e kemi të qartë që si fillim duhet të fitojmë besimin e tyre.
Është krenari e madhe dhe privilegj të jem kapiteni i Gjermanisë. Kam përjetuar eksperienca të shumta në karrierën time, shumë momente të bukura e po aq edhe të tilla. Unë e di se çfarë nevojitet për të fituar, në fushë dhe jashtë saj. Mendoj se populli gjerman, jo vetëm tifozët, meritojnë të fitojnë diçka”,- u shpreh “veterani”, 33-vjeçar i “Pancerave”. /i.m /abcnews.al