Një 37-vjeçar është ndaluar nga policia në Durrës.
37-vjeçari ishte dënuar nga Gjykata e Durrësit me 6 muaj burg për veprën penale “Dhunë në familje”.
Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
“Komisariati i Policisë Shijak ndaloi shtetasin në kërkim 37 vjeç, banues në Shijak, pasi Gjykata e Durrësit e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Dhunë në familje”, thuhet në njoftimin e policisë.
/abcnews.al/