Kombëtarja shqiptare mbylli me sukses fazën përgatitore në Austri dhe tani “Kuqezinjtë” janë vendosur në Kaiserau në Kamen ku do të qëndrojnë dhe përgatiten në kuadër të finaleve të Evropianit “Gjermani 2024”, më konkretisht për sfidat ndaj Italisë, më 15 qershor, Kroacisë, më 19 qershor dhe Spanjës, më 24 qershor.
Siç e do “zakoni”, nga kampi bazë në SportCentrum Kaiserau po zhvillohet edhe konferenca e radhës për shtyp, ku mesditën e kësaj të enjteje fjalën e mori “arkitekti” i mesfushsës së “Legjionarëve”, Kristjan Asllani, i cili fillimisht u shpreh se i pret një sfidë shumë e vështirë në horizont.
“Pyteje nga shokët e skuadrës tek Inter nuk më kanë bërë shumë para sfidës ndaj Italisë, por ata janë të foksuar te Kombëtarja, ashtu si ne. Edhe djemtë i njohin shumë mirë kundërshtarët, pasi shumica prej tyre luan në Serie A. Unë veçanërisht po e pres këtë ndeshje dhe mezi pres të zbres në fushë.
Italia është një skuadër shumë e fortë, ndër më të fortat në botë. Ne e dimë detyrën tonë, kemi një mesfushë të fortë dhe tanimë na mbetet veçse të presim e të shohim çdo të ndodhë në fushën e blertë”,- u shpreh fillimisht “ylli” i mesfushës.
Ndiqni live konferencën për shtyp të Kristjan Asllanit: