Kombëtarja shqiptare do të vijojë përgatitjet për ndeshjen e parë të grupit në Euro 2024 ndaj Italisë, me kuqezinjtë që do të zhvillojnë vetëm një seancë stërvitore këtë të enjte në kampin bazë të Kaiseraut.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se skuadra do të zbresë në fushë në orën 16:30 teksa 15 minutat e para do të jenë të hapura për median, teksa si çdo ditë do të ketë një komunikim me median dhe do të jetë mesfushori Kristian Asllani, i cili do të jetë para gazetarëve në sallën e konferencave në Kaiserau, duke nisur nga ora 13:30.
Të gjithë mediat e interesuar mund ta ndjekin konferencën në faqen zyrtare të FSHF në Youtube, teksa gazetarët do të mund ta ndjekin dhe të drejtojnë pyetje online në kanalin e dedikuar në Microsoft Teams. /FSHF