Silva Skënderi, një nga pianistet më aktive në Shqipëri ka rrëfyer vitet e saj në skenë e Operas. Ajo tha se për të ishte një vlerësim shumë i madh, pasi për këtë profesion ishte investuar që në moshë të vogël.
E ftuar në emisionin ‘Pas Mesnate’, Silva theksoi se ndryshe nga moshatarët e saj, ajo nuk e kishte shijuar fëmijërinë, pasi ishte ushtruar gjatë gjithë kohës në piano.
“Për kohën që ishte dhe flasim për vitet e vështira 95-96, ku ndryshoi sistemi dhe institucionet ishin në një gjendje kaotike, të kishe një vend pune në profesionin tënd ishte një fat shumë i madh. Edhe unë mundësinë për të punuar në profesionin tim, atë për të cilën unë kisha studiuar që 6 vjeç, nuk është pak, dimër-verë.
Unë them gjithmonë që ne jemi një brez që as me kukulla nuk kemi luajtur, nuk kemi bërë fëmijëri, gjithmonë e kam vlerësuar maksimalisht. Nëse për kohën të gjithë vlerësonin anën ekonomike të një profesioni për mua, ajo ka qene gjeja e fundit, ishte pasioni dhe vlerësimi që njeriu që i bën profesionit të vetë dhe investimit më të rëndësishëm që ka bërë në jetën e tij, për t’u bërë dikushi”, u shpreh artistja./abcnews.al