Aurelio De Laurentis e ka humbur durimin me një pjesë të lojtarëve të Napolit. Rezultatet e fundit dhe kundërshtimi i grumbullimit e kanë acaruar presidentin, i cili është gati për revolucionin e madh. De Laurentis ka kërkuar largimin e disa prej tyre dhe mediat italiane zbulojnë emrat.
Insigne, Allan, Callejon, Mertens, Ghoulam dhe Koulibaly janë lojtarë shumë të rëndësishëm për ekipin e Carlo Ancelottit, por e ardhmja e tyre pritet të jetë larg nënkampionëve të Italisë.
Kësaj liste i bashkohet edhe Elseid Hysaj, lojtari i kombëtares kuqezi. Edhe Carlo Ancelotti rrezikon postin, teksa ëndrra e madhe për stolin është Erik Ten Hag, trajneri i Ajax. /abcnews.al