Rusia njoftoi pjesëmarrjen e ushtarëve dhe marinarëve nga sektori ushtarak verior i Leningradit, i cili kufizohet me Norvegjinë, Finlandën, Poloninë, Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë, anëtarë të NATO-s, në stërvitjet për zhvillimin e armëve bërthamore taktike.
Me këtë lëvizje, Moska zgjeroi zonën gjeografike të shpallur më parë për stërvitjet ushtarake në të gjithë gjatësinë e kufijve europianë të Rusisë, nga Oqeani Arktik deri në Detin e Zi.
Presidenti Vladimir Putin urdhëroi stërvitjet, të cilat u njoftuan muajin e kaluar që të mbaheshin në kufi me Ukrainën, pas asaj që Rusia i përshkroi si indikacione nga zyrtarët perëndimorë se ata do të lejonin Ukrainën të godiste thellë në Rusi duke përdorur armë perëndimore.
“Personeli i njësisë raketore të Sektorit Ushtarak të Leningradit po kryen misione stërvitore luftarake”, tha ai.
Rusia tha se ka filluar fazën e dytë të stërvitjeve për zhvillimin e armëve bërthamore taktike me ushtarët bjellorusë.
Sektori ushtarak i Leningradit shtrihet nga kufiri me Norvegjinë në veri deri në Bjellorusi dhe përfshin Flotën Veriore dhe enklavën e Kaliningradit në Detin Baltik midis Lituanisë dhe Polonisë.
/abcnews.al