Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Memaliaj, arrestohet 66-vjeçari, kultivonte kanabis

schedule13:09 - 12 Qershor, 2024

schedule 13:09 - 12 Qershor, 2024

Policia ka vijuar kontrollet për goditjen e kultivimit të narkotikëve.

Së fundmi në një aksion të zhvilluar në Memaliaj, është arrestuar një 66-vjeçar për kultivim të 77 bimëve narkotike kanabis.

Sipas policisë, bimët narkotike të kultivuara në fshatin Toç, janë asgjësuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!