Vëmendjen e kemi tërhequr madje shumë. Shqipëria dhe trajneri i saj Sylvinho janë shpesh në qendër të vëmendjes në emisionet dhe analizat për Kampionatin Europian.
Një vlerësim të lartë e jep një specialist futbolli, Andi Brasëll, e ftuar në emisionin e televizionit të njohur “Sky Sports”.
Drejtuesi e pyet se në grupin B, normalisht janë Italia e Spanja favorite, por Brasëll ka një ide tjetër.
“Ndoshta, por unë mendoj se interesante do të jetë ajo që mund të bëjë Shqipëria. Mendoj se do të jetë skuadra më në formë në grup. Silvinjo, ish-lojtari I Arsenalit dhe Mançester Sitit, është një fanatik I fitnesit. Ai e udhëhoqi këtë ekip në kualifikim. Është hera e dytë në tre edicionet e fundit. Eliminatoret ishin të shkëlqyera. Mundën Poloninë. Silvinjo ka thënë se I ka harruar eliminatoret dhe se luan për sukses në finale. Mendoj se Shqipëria mund t’i prishi festën ekipeve të tjera. Ndoshta do të jetë e vështirë të kualifikohet në këtë grup, por ka mbrojtje mjaft të mirë. Spanja dhe Italia kanë probleme, ndoshta është Kroacia favorite në këtë grup”.
Një vlerësim edhe më të madh e jep ish-futbollisti I njohur dhe ish-trajneri i Uellsit, Din Sonders.
Në një podkast në median vizite “TokSport”, Sonders pyetet se kush mund të jetë e papritura e Europianit, apo siç thonë anglezët, “dark hors”.
“Unë kam përshtypjen se Shqipëria do të paraqitet mirë”.
“Shqipëria? Përse mendoni që Shqipëria do të jetë mirë? Ata e fituan grupin e tyre apo jo?
“Ata luajnë futboll sulmues. Ata mund të maten me ekipet e tjera. Nuk e di se ç’mund të bëjnë ndaj rivalëve më të fortë, dhe nëse mbrojtja do të mbahet. Kjo mbetet për t’u parë, por mendoj se e papritura do të jetë Shqipëria”.