U arrestua në Dubai me qëllim ekstradimin në Shqipëri, kush është Durim Bami, i njohur si “i forti i Niklës”

schedule11:01 - 12 Qershor, 2024

schedule 11:01 - 12 Qershor, 2024

Durim Bami është arrestuar këtë të mërkurë në Dubai, me qëllim ekstradimin për në Shqipëri.

Kush është Durim Bami, i njohur ndryshe si i ‘forti i Niklës’?

Bami akuzohet për “kallëzim të rremë” në të njëjtën dosje ku janë të pandehur edhe deputeti Tom Doshi dhe ish-deputeti, Mark Frroku.

I pandehuri Bami, u arrestua në 2 Mars 2015 në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit, në rrethin e Malësisë së Madhe. Shkak u bënë deklaratat publike të deputetit Tom Doshi, se Bami ishte “rekrutuar” për eliminimin fizik të tij dhe të deputetit tjetër Mhill Fufi. Pas arrestimit ai mohoi të kishte marrë porosi për vrasjen dhe pretendoi se ishte kërcënuar nga deputeti për t’u regjistruar duke folur për “skenarin” e eliminimit të tij.

Durim Bami qëndronte në “arrest shtëpie” që prej 8 Majit 2015, pasi u lirua nga dy muaj qëndrimi në “arrest në burg”. Ndonëse kanë kaluar tre vjet, gjykimi i kësaj çështjeje nuk ka nisur. Pas dorëzimit në Gjykatën e Lartë, dosja shkoi në Kushtetuese për interpretim kompetencë. Mandej tek Krimet e Rënda, sërish në Gjykatën e Lartë dhe së fundmi në Gjykatën e Tiranës. Në vijimësi, Bami ka kërkuar lirim nga “arresti shtëpiak”, kërkesë që i është refuzuar, derisa masa i humbi efektet e saj

Gazetari Ervin Leka raportoi për ABC News se “Për sa i përket Valter Bamit nuk i është komunikuar një masë arresti, pasi nuk ka një masë sigurie. Pritet të shihet dhe pozicioni i Valter Bamit nëse do të kem i një arrestim të mundshëm.”

/abcnews.al