Analisti Frrok Çupi thotë se Partia Socialiste është e vetmja parti që rinovohet dhe paraqet alternativa të reja.
Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Çupi u shpreh se kryeministri Edi Rama është një kryetar partie krijues dhe i lidhur me nevojat që ka politika në vend.
“Më bëri përshtyjpe shifra. Është e vetmja parti që rinovohet dhe paraqet gjatë gjithë kohës alternativa të reja. Kjo është forca e asaj partie. Partitë moderne në Europë, do të thotë program. Në radhët e para, janë fytyra të reja. Kjo që po bën kryetari i Partisë Socialiste, është në risitë e tij. Është një kryetar partie shumë krijues dhe shumë i lidhur me terrenin, i lidhur me nevojat që ka politika e vendit. Për atë mandat po përgatitet. Të rinovosh gjysmën e partisë, në fakt e ke rinovuar të tërën”, theksoi ai./abcnews.al