Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kosova përgënjeshtron Daçiçin për tërheqjen e njohjes së pavarësisë nga Gana

schedule12:32 - 11 Nëntor, 2019

schedule 12:32 - 11 Nëntor, 2019

Minisri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç ka deklaruar se Republika e Ganës e ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës. Në një intervistë për televizionin serb “Prva”, Daçiç ka thënë se deri në fund të vitit do të jenë edhe tri apo katër vende që do ta tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës. Gana, sipas deklarimeve të ministrit serb Daçiç, është vendi i 16-të që tërheq njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Pas deklaratave të ministrit serb, Ministria e Jashtme e Kosovës ka hedhur poshtë lajmin duke e cilësuar si të rremë. Jetlir Zyberaj, këshilltari i ministrit në detyrë Behgjet Pacolli, tha për mediat në Kosovë se kjo është propagandë e vazhdueshme e Daçiç. Ai theksoi se Gana ka një Ambasadore të akredituar në Kosovë dhe një konsull nderi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!