SHQIPËRI- Emigrantët kanë sjellë më shumë para në vend në tre muajt e parë të këtij viti.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë prurjet valutore të emigrantëve, arritën në 242 milionë euro, duke pësuar një rritje vjetore me 13%. Ajo që vërehet është se është vërejtur rritje e dërgesave jo vetëm në kanale formale sistem bankar dhe operatorë të transferimit të parave, por edhe në formën e prurjeve në cash.
Remitancat janë një burim i rëndësishëm i të ardhurave për një numër të konsiderueshëm familjesh. Po ashtu remitancat vlerësohen si një ndër faktorët që ndikojnë direkt në dobësimin e monedhës europiane në vendin tonë/ abcnews.al