“Kosova, gur i rëndë në vend të vet”/ Rama: Popujt e Ballkanit kanë një shans historik, të çojnë përpara dialogun drejt të ardhmes

schedule13:09 - 10 Qershor, 2024

schedule 13:09 - 10 Qershor, 2024

Në konferencën ndërkombëtare për 25 vjetorin e Çlirimit të Kosovës, kryeministri Edi Rama u shpreh se pa Ibrahim Rugovën nuk do të kishte UÇK.

Gjithashtu ai u shpreh se sot popujt e Ballkanit kanë një moment shansi historik që të çojnë përpara një projekt dialogu dhe orientimi drejt së ardhmes.

“Kosova është një gur i rëndë në vend të vend, por është edhe një gurë i rëndë në vend të vend që duhet të zërë vend në të gjithë gurët e bashkësisë ndërkombëtare, ose të hyjmë në rrugën që të çon pas që dihen edhe pasojat që ka”, tha Rama.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Pa Ibrahim Rugovën nuk do të kishte pasur Ushtri Çlirimtare të Kosovës. Pa luftën që ai filloi në faqe nuk do ishte arritur paqja e fituar në luftë. Ibrahim Rugova dëshmoi se besnikëria ndaj parimeve është mbytëse pa largpamësi dhe tjetrja paqes së plotë i duhet diçka më esenciale sesa fitorja e luftës me armë. Pra i duhet shikimi me sytë e të ardhmes dhe jo shikimi me sytë e të shkuarës. Dhe është për të qarë hallin sot që pas kaq shumë vitesh duket sikur Ibrahim Rugova ishte i vetmi në këtë shtet se e dinte që të kesh paqe të plotë, është të vendosësh një drejtësi afatgjatë brenda dhe përtej kufijve. Rruga e tij rrezaton një të vërtetë se për të realizuar një drejtësi afatgjatë asnjë popull nuk është i vetëmjaftueshëm.. Udhëheqja në kërkim të paqes së plotë, matet nga mjeshtëria për të ndërtuar metër pas metri urat e bashkëpunimit. Ibrahim Rugova na kujton që sado të mëdhenj dhe të mbështetur të jemi nga njerëzit tanë, mbetemi një popull i vogël në dy shtete të vegjel që siç thonë ju në Kosovë ‘nuk kemi qare’ pa miqtë dhe aleatët tanë”, tha më tej Rama, duke shtuar: “Ai ua njihte mirë shqiptarëve si vuajtjet dhe krenarinë, duke kuptuar si askush tjetër se dallimet politike mes dy shteteve janë një gjë dhe fatet e përbashkëta të një kombi janë një krejt tjetër. Ai vinte nga shtrati i kulturës dhe ishte një lexues i shpirtit të kombit dhe kuptonte se ai shpirt i kombit qëndron mbi kulturën e traditat e veta. Ai ishte i bindur se dialogu ndërkulturor i shërbente nje themeli të përbashkët të një historie dhe besonte në demokracinë perëndimore. E dinte shumë mirë se pas gjakhumbjes vjen paqja. Madhështia e tij qëndron në faktin se paqen e plotë nuk e shihte si poshtërim të të mundurve, por si ngadh֝ënjim të të porsalindurve. Gjatë sëmundjes kishte vetëm një pishman, siç më kanë thënë miqtë e tij të afërt…”

/abcnews.al/